Rrugët e Durrësit ende në rehabilitim/ Qytetari: I bëjnë e pas 1 viti i prishin prapë, pse t’i paguajmë ne?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.01.2021, 16:23

Rehabilitimi i dy akseve rrugore të qytetit të Durrësit, respektivisht i rrugës “Dëshmorët” dhe “Egnatia Loti II”, kanë nisur me një fond që kap vlerën rreth 190 milionë lekësh të reja. Punimet kanë nisur që në muajin mars të vitit të kaluar dhe mendohej të përfundonin në gusht të po atij viti. Por, punimet e tejzgjatura në kohë dhe që duken ende shumë larg të përfunduarit kanë krijuar shumë problematika në qytet që kanë të bëjnë pikërisht me trafikun e rënduar që vjen nga ngushtimi i rrugës për të zgjeruar trotuaret.

Një qytetar është shprehur se:

Nuk ke ku ecën. Kudo ka trafik dhe 2 orë në trafik do të thotë një shpenzim i çuar dëm për ne.

Vlen të theksohet se ajo që mbetet më tepër shqetësuese është ngushtimi i rrugës dhe fakti se madhësia e rotondës nuk është në proporcion me të. Qytetarët i shohin me skeptizëm këto projekte duke deklaruar se ka ndodhur jo pak herë që investimet e bëra të rezultojnë të pavlera.

Një qytetar tjetër shprehet se:

Kemi lëvizur në shumë vende, por s’kemi parë të ngushtohen rrugët e të zgjerohen trotuaret. Këtu mjaftojnë pak minuta e krijohet trafik, do ta kemi shumë të vështirë. S’po dijmë ku të ecim. Bëjnë rrugë e pastaj pas 1 viti përmbytet e e prishin prapë. Pse t’i paguaj unë gabimet e tyre?.

Ndërkohë, Ardian Muka drejtuesi i departamentit të zhvillimit urban dhe infrastrukturës, është shprehur për faxnews se këto punime ishin një “gafë” e madhe e qeverisë vendore pa kryetar, pasi sipas tij pushteti vendor ishte në duart e kryeministrit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit