Donald Trump: Ky nuk është fundi, do të rikthehem, shihemi së shpejti!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.01.2021, 15:19

Në fjalimin e tij të fundit si president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri një rezyme të asaj se çfarë arriti administrata e tij gjatë 4 viteve që ai ishte president. Ndër të tjera Trump paralajmëroi se ky nuk është fundit i karrierës së tij politike, pasi sipas mediave të huaja ai mund të krijojë një parti të re.

Trump tha:

Në një lloj forme, do të kthehem. Shihemi së shpejti. Ishin 4 vite të mrekullueshme, kemi bërë aq shumë gjëra bashkë. Dua të falënderoj familjen, miqtë dhe të gjithë të tjerët. Njerëzit nuk e dinë sesa shumë ka punuar kjo familje. Mund të kishte pasur një jetë shumë më të lehtë. Ishte diçka shumë e veçantë.Nuk ishim një administratë e zakonshme. Rregulluam ushtrinë dhe veteranët. Ulëm taksat. Shpresoj të mos i rrisin taksat, por nëse e bëjnë, ju pata thënë. Prandaj patëm edhe shifra kaq të mira në punësim. Po të mos ishim goditur nga pandemia do të kishim pasur shifra të jashtëzakonshme. Deri në shkurt (2020) kishim shifrat më të mira ndonjëherë.Vaksina ishte një mrekulli e mjekësisë. E bëmë për 9 muaj, në vend që për 9 vite. Muajt e ardhshëm do të shihni shifra të jashtëzakonshme në ekonomi. Kemi punuar shumë. Kemi lënë gjithçka në fushë. Ka ende shumë gjëra për të bërë. Gjëja e parë është të kujtojmë viktimat e virusit kinez. Jeni të mrekullueshëm. Ky është një vend madhështor. Ishte nderi dhe privilegji im më i madh që të isha presidenti juaj. Do të luftoj gjithmonë për ju, do të shoh, do të dëgjoj dhe ju them që e ardhmja e këtij vendi do të jetë e shkëlqyer. I uroj kësaj administrate sukses dhe mendoj se do t’ia dalin. Kanë një bazë spektakolare nga t’ia nisin. Në një lloj forme, do të kthehem. Shihemi së shpejti.

Burimi: nytimes.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit