Rei Manaj duket se do mbyllë aventurën në Spanjë te Barcelona B dhe është shumë pranë rikthimit në Itali. Për sulmuesin lushnjar kanë shprehur interes 2 klube italiane. Bëhet fjalë për Krotonen që militon në Serinë A dhe Peskara që bën pjesë në Serinë B. Lajmi bëhet publik nga eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marcio.
Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja për sa i përket të ardhmes së Manajt. Kujtojmë që shqiptari në të kaluarën ka qenë pjesë e Kremonezes, Interit, Peskarës dhe Pisës në Itali. Një rikthim në Serinë A do të ishte aventurë e njohur për 23-vjeçarin, i cili kërkon të shpalosë aftësitë e tij.