JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Real Madrid arrin akordin me David Alaba
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/01/2021 9:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Real Madridi ka siguruar transferimin e parë për merkaton e ardhshme të verës e cila hapet në muajin qershor. “Galaktikët” kanë arritur marrëveshjen për të transferuar si lojtar të lirë yllin e Bayern Munichut, David Alaba, që luan në dy pozicione, si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të majtë.

Disa klube të njohura europiane, si Liverpool, Manchester United, Manchester City dhe PSG ishin në garë për austriakun, por Reali ishte skuadra më e shpejtë në garë. Përveç kësaj, Alaba gjithmonë ka ëndërruar që të luajë në fanellën e “Los Blancos”, ndaj negociatat mes dy palëve u arritën shumë shpejt. Alaba ka arritur marrëveshje katërvjeçare me pagë prej 11 milionë eurosh në sezon dhe sipas Marca edhe ka kryer testet mjekësore për klubin e ri.