Zaev: Pas përfundimit të zgjedhjeve do të mbahen negociata politike me Bullgarinë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.01.2021, 17:13

Kryeministri Zoran Zaev tha se procesi i bisedimeve zyrtare me Bullgarinë ka përfunduar, ndërsa paralajmëroi negociata politike me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve atje. Sipas tij kjo periudhë do të shfrytëzohet për zbatimin e planit aksionar, përmes investimeve dhe projekteve të përbashkëta që do ta forconin miqësinë me Sofjen zyrtare.

Menjëherë pas zgjedhjeve në Bullgari të hyjmë në biseda dhe negociata në bazë politike, për shkak se gjithmonë para zgjedhjeve është joracionale ose jo e kujdesshme dhe joproduktive të negociohet për tema politike. Por mund të punojmë në plan aksionar, infrastrukturë, sport, arsim, shoqëri informatike, turizëm dhe shumë obligime tjera të cilat janë dypalëshe me qëllim të forcimit të miqësisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski thotë se politika duhet të qëndrojë anash nga procesi i negociatave me Bullgarinë.

Politika duhet të qëndrojë anash nga ky proces. Nëse në bisedime përfshihen çështje që kanë të bëjnë me identitetin, lidhur me gjuhën, historinë, ne kemi qëndrim të qartë se me asnjë çmim nuk duhet të bisedohet. Këto nuk duhet të jenë çështje e negociatave – u shpreh Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Mickovski ka përsëritur qëndrimin se nëse Bullgaria këmbëngul që identiteti e gjuha të jenë pjesë e negociatave, atëherë edhe përmbajtja e Marrëveshjes e të nënshkruar nga Zaev është e shterur pasi në vend që të ofrojë ardhmëri ofron të kaluarën./Tetovasot

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit