Pak ditë më parë, disa banorë të Rubikut kanë dalë në protestë për shkak të gjendjes së keqe të rrugës që lidh fshatrat Munaz, Rreja e Zezë dhe Velsë. Sipas banorëve, punimet e ujësjellësit e kanë dëmtuar edhe më tepër rrugën e cila është bërë thuajse e pa kalueshme, ndërsa ka patur edhe rrëshqitje dheu për shkak të motit. Ndërkohë, disa çaste më parë është bërë me dije se organizatori i protestës, i cili është kryeplaku i fshatit është gjobitur me 5 mln lekë për shkak të rregullave të Covid-19.