JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

PSG konfirmon interesimin, del me thirrje publike për Leo Messin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/01/2021 16:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lionel Messi është vazhdimisht në qendër të vëmendjes me lajmet e pafundme rreth largimit nga Barcelona. Paris Saint-Germain është skuadra që do argjentinasin, ndërsa së fundmi ekipi francez ka bërë publik interesimin për transferimin e sulmuesit të Barcelonës. “El Chiringuito” shkruan se klubi nga Parc des Princes i ka bërë thirrje publike Messit të transferohet në Francë.

“Kemi një karrige të rezervuar”, shkruan “El Chiringuito” duke cituar mesazhin e PSG-së për Messin. Ylli argjentinas ishte në qendër të largimit nga klubi edhe para fillimit të këtij sezoni kur zyrtarisht kishte paraqitur kërkesë për largim nga Camp Nou. Por, në fund edhe pse pranoi se Barcelona ka probleme, ai vazhdoi qëndrimin te gjiganti katalan dhe ky është sezoni i fundit i Messit në Spanjë.