JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Qeveria ashpërson kushtet për të fituar leje qëndrimi në vend, propozohen ndryshime në Ligjin për të huajt
Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18/01/2021 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministria e Punëve të Brendshme propozon dispozita diskriminuese në Ligjin për të huajt. Në tekstin e propozuar i cili ndodhet në Kuvend, neni 71 i cili rregullon qëndrimin e përkohshëm në vendin tonë, njëri nga kushtet e domosdoshme për të fituar leje qëndrimi është edhe garancia prej të paktën 40.000 eurosh.

Shtetas i huaj rezident në vendet e BE-se ose në vendet e OECD-së, i cili ka fituar të drejtën e banesës personale, ndërtesës ku jeton ose shtëpisë në territorin e Maqedonisë në bazë të kushteve të parapara me ligj, në vlerë të paktën 40.000 euro – thuhet në Ligjin për të huajt, neni 71, paragrafi 2.

Një kusht i tillë nuk parashikohet në shtetet e rajonit. Por kjo sipas ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski nuk paraqet problem pasi sipas tij politikat dhe sistemi juridik i vendit nuk varet nga shtetet e rajonit dhe se në këtë rast nuk vlen parimi i reciprocitetit.

Secili shtet i bën politikat e saj mbi atë se si i përcakton kushtet. Është shumë me rëndësi që këto zgjidhje ligjore të jenë në përputhje me rregullativat Evropiane dhe të tilla janë. Ne nuk krijojmë dot politika në bazë të asaj se cili shtet çfarë ligje ka. Ka shumë modele të ndryshme në sistemin juridik të shteteve dhe ne i ndërtojmë politikat tona – tha Olive Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Për dallim nga Maqedonia e Veriut, në rregullativat ligjore të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë në kushtet të cilat përcaktojnë leje qëndrimin e shtetasve të huaj kërkohen vetëm mjete të mjaftueshme financiare për jetesë dhe respektim i dispozitave ligjore mbi siguracionet, paraqitjet e obligueshme dhe respektimin e afateve të leje qëndrimit.

Adrian Kerimi

/ts