Lajm i mirë për biznesin/ Baret dhe restorantet do punojnë deri në orën 23:00

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.01.2021, 16:17

Nga data 21 e këtij muaji, objektet gastronomike do të punojnë me orar të ri, më të zgjatur të punës. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi vlerëson se kafenetë, baret dhe restorantet duhet të jenë të hapura deri në orën 23:00, por Komisioni për sëmundje infektive do ta thotë fjalën e fundit. Për momentin, autoritetet nuk janë duke punuar në hartimin e protokolleve të reja për punën në këtë industri. Dhjetë ditë para Vitit të Ri, qeveria vendosi të kufizojë orarin e punës së restoranteve deri në orën 18:00, që të shmangen festimet grupore, të cilat, sipas organeve shëndetësore, do të rrisnin rrezikun e transmetimit të virusit.

Masat ekzistuese janë të vlefshme deri më datën 21 të këtij muaji. Në përputhje me të gjitha të dhënat që kemi si Qeveri dhe brenda shtabit të krizës, është planifikuar të zgjatet orari i punës. Ekzistojnë disa opsione, mendoj se më datë 21 të këtij muaji, kur do ta kemi edhe shtabin e krizës, do t’i informojmë me kohë të gjitha objektet gastronomike- deklaroi Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.

/ts

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit