JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zjarr në arkivin e stacionit policor në Drenas, dyshimet e para mbi ngjarjen
Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18/01/2021 16:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është kapluar nga flakët arkiva e stacionit policor në Drenas, ndërsa shkaqet mbeten të panjohura.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Rajonit të Prishtinës, teksa konfirmojnë se zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve.

“Rreth orës 13:00 është vërejtur një tym në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas. Nga ana e zyrtarëve policor që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësisht janë ftuar edhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i IPK-së./Gazeta Express/