JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Fluturoi” me 150 km/orë në mes të Tiranës, shpëton për të disatën herë drejtuesi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/01/2021 16:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para tre ditësh u regjistrua një aksident i frikshëm para ambasadës italiane ku një automjet me shpejtësi 150 km në orë përplasi një automjet tjetër që po lëvizte sipas rregullave të qarkullimit rrugor. Kujtojmë se ngjarja ishte tepër e rëndë pasi dy kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekondë nga vdekja e sigurt. Aksidenti u shkaktua nga drejtuesi i mjetit, Stiverjan Dashi, por sipas disa informacioneve i riu ka marrë vetëm një dënim administrativ për aksidentin. Sipas disa fotove që publikuam ditën e djeshme, Dashi rezulton se është shkelës i rregullt i qarkullimit rrugor dhe shpesh herë ka "shpëtuar" vetëm me gjoba.