JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

267 raste të reja të infektuara me COVID-19
Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18/01/2021 15:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe një person ka vdekur si pasojë e virusit COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe, janë raportuar edhe 267 raste të reja të infektuara me COVID-19, ndërsa janë shëruar edhe 163 persona.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275.

/Express/