JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U largua nga Arsenali, Shkodran Mustafi përshëndet Ozilin me simbolin e shqiponjës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/01/2021 15:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ylli turko-gjerman, Mesut Ozil do të luajë tashmë në Turqi me Fenerbahçen, pasi ka zyrtarizuar marrëveshjen e re pas largimit nga Arsenali. Ish-shoku i tij i skuadrës, futbollsti me origjinë shqiptare, Shkodran mustafi, e vlerëson maksimalisht mesfushorin si “futbollistin më joegoist dhe ‘Mbret i Asisteve!’. Komentin e tij, Mustafi e ka shoqëruar me foton e kohëve të kaluara me Ozilin duke bërë të dy shqiponjën.

Mesazhi i Mustafit: Mesut Ozil, ke qenë lojtari më altruist brenda dhe jashtë fushe që kam njohur ndonjëherë në dhomat e zhveshjes. Do të mbahesh gjithmonë si ‘Mbreti i Asisteve’! Fatkeqësisht, nuk kemi qenë në gjendje ne si ekip të të mbështesim ty ku ti ke patur më shumë nevojë. Gjithë të mirat për ty dhe familje tënde, vëlla!