JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ozil firmos te Fenerbahçe: Realizova ëndrrën time
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/01/2021 14:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesut Ozil bëhet me ekip të ri. Mesfushori turko-gjerman ka nisur karrierën e tij të re në Stamboll me fanellën e Fenerbahçes. Ish-lojtari i Real Madridit dhe Arsenalit është shprehur i lumtur për këtë transferim, madje ka deklaruar se ka realizuar një ëndërr.

Ozil tha:

Jam shumë i emocionuar. Kam qenë gjithmonë i Fenerbahçes. Për mua është një ëndërr e realizuar. Mezi pres të vesh këtë fanellë dhe shpresoj se bashkë me shokët e mi do të fitojmë”.

32-vjeçari firmosi një kontratë për 3 vite e gjysmë me gjigandët e futbollit turk dhe do jetë lojtari më i paguar në kampionat. Ish lojtari i kombëtares gjermane do të mbajë fanellën me numër 10 te skuadra e re.