JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kartoni i kuq nuk mjafton, Messin e pret një tjetër dënim
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/01/2021 13:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, mund të dënohet nga Federata spanjolle për shkak të incidentit të tij me futbollistin e Athletic Bilbao, Asier Villalibre. Deri dje në mbrëmje, super ylli argjentinas nuk ishte ndëshkuar asnjëherë më karton të kuq. Kjo ndryshoi kur Messi u përjashtua për herë të parë në karrierën e tij në klub pasi humbi qetësinë e tij në funalen e Superkupës së Spanjës ku Barcelona u mund me rezultat 3-2 nga Athletic Bilbao. Në minutën e 119 të ndeshjes, Messi u përplas me Asier Villalibre në një incident pa top që u pa nga VAR dhe gjyqtari, Jesus Gil Manzano, i cili më pas e ndëshkoi me të kuq sulmuesin argjentinas.

33-vjeçari tani përballet me një dënim të mundshëm që do të kalojë në La Liga, me komitetin disiplinor të Federatës Spanjolle (RFEF) që të thotë fjalën e fundit mbi kohëzgjatjen e pezullimit. Ky ishte kartoni i tretë i kuq i karrierës 17-vjeçare të Messit në përgjithësi, pasi më parë ishte ndëshkuar dy herë për Argjentinën. Katër ndeshje pezullim raportohet të jetë dënimi minimal që mund ta marrë Lionel Messi.