JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Studentët peticion qeverisë: Mësimi online është dështim dhe nuk mund të vazhdojë më tej
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/01/2021 13:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Studentët kanë bërë një peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kryeministrisë për rikthimin në auditore dhe anulimin e mësimit online.

Peticioni i studentëve:

Drejtuar : Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë. Prej muajsh ndodhemi në mësim ONLINE dhe jo në AUDITORE. Universitetet ishin të parët që u mbyllën , ku çdo ambient tjetër është i hapur. Për studentët mësimi online është dështim dhe nuk mund të vazhdojë më tej. Në kemi zhvilluar sondazhe në portalin tonë Studentët Denoncojnë ku mbi 80% e studentëve kërkojnë që auditoret të hapen për të paktën seminaret, praktikat dhe punët laboratorike. Kërkojmë në emër të studentëve që të hapen auditoret për studentët e Universiteteve shtetërore dhe private për seminaret, praktikat dhe punët laboratorike duke respektuar të gjithë masat e udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë. #HapniAuditoret.