JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Punonjësi e goditi me shkop, flet prifti i Lezhës: I thashë kujdes muret e shtëpisë sime
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/01/2021 13:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para pak ditësh publikuam një video nga Lezha, ku një punonjës goditi me levë një të moshuar. Mësohet se i moshuari quhet Koço Kapedani i cili është pridt i Kishës ortodokse të Lezhës. Ditën e sotme ai ka bërë një deklaratë në lidhje me ngjarjen. Kapedani tregon se ishte një punonjës i një firme që po ndërton një rrugë në lagjen ‘Gurra’ të qytetit të Lezhës, ai i cili e ka goditur duke i lënë shenja të dukshme në syrin e djathtë. Shkak është bërë thjesht fakti se ai i tha punonjësit që të mos gërmonte pranë banesës së tij, pasi mund t’i dëmtoheshin muret. Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar të policisë për këtë ngjarje, madje sipas të moshuarit, policia i ka kërkuar që ta falë punonjësin që e dhunoi.

Kapedani tha për BW:

Isha në shtëpi. Kishte ardhur fadroma dhe unë zbirta poshtë. I thash; mos i bini fort se më dëmtohen muret. Ky punëtori, kishte lopatën në dorë, kurse unë kisha shkopin që zbrisja nga shkallët. Ai ma mori nga dora dhe më goditi. Rashë pa ndjenja, të them të drejtën. M’u bë syri xixa-xixa. Erdhi pastaj policia dhe më pas na shoqëruan në polici. Policia nuk mbajti qëndrim korrekt. Jam i indinjuar. Mua më thanë; fale! Unë e fala. I thash mos më gjykoni mua, se jam 80 vjeç. I gjithë opinioni në Lezhë është me mua.