JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rezultonte i zhdukur, gjendet i vdekur shtetasi nga Vitia i Kosovës
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18/01/2021 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Heset Rrahmani nga Vitia, i cili ditë më parë ishte raportuar si i zhdukur, është gjetur sot pa shenja jete.

Familjarë të tij kanë konfirmuar për Telegrafin, se trupi i pa jetë i Heset Rrahmanit është gjetur në Kaçanik te tuneli i dytë.

“E kemi gjetë para dy ore, fatkeqësisht pa shenja jete. Trupi është gjet në Kaçanik te tuneli i dytë”, kanë treguar familjarët e të ndjerit.

Heset Rrahmani, nga fshati Debëllde i komunës së Vitisë ishte zhdukur nga data 14 janar.

Ai me këtë datë rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.

Sipas vëllaut të Hesetit, Rrahman Rrahmani, personi në fjalë ka pasur edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut.