JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kërcënoi shqiptarët dhe malazezët se do t’u priste kokën, ‘fashistja’ serbe e pëson keq
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/01/2021 12:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Opinioni malazez dhe ai shqiptar në Mal të Zi janë tronditur nga një video e shfaqur në rrjetet sociale, ku një shtetase e quajtur Natalija Nileviç 26 vjeç, me flamurin serb në sfond, lëshon disa deklarata kërcënuese ndaj shqiptarëve dhe malazezëve. Mediat vendase e cilësojnë 26-vjeçaren si 'fashiste'.

Ajo thotë:

Unë do t’ju djeg të gjithë, sepse jeni i çmendur…Do ju pres të gjithëve kokat.

Ndërkohë ditën e sotme ajo u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Mal të Zi, sepse kërcënimet e saj në rrjetet sociale u cilësuan si “nxitëse të urrejtjes dhe intolerancës fetare dhe kombëtare”. Kujtojmë se Mali i Zi prej muajsh ka një situatë të tensionuar entike, sidomos me elementit pro-serb dhe atij anti-serb të Malit të Zi.