JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Blue Monday”, dita më e trishtë e vitit/ Çfarë fshihet pas këtij kuptimi?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/01/2021 12:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çdo vit, e hëna e tretë e janarit quhet "E hëna blu" ose "E hëna e trishtë". Teoria thotë se kjo është koha e vitit kur ne jemi të gjithë të ftohtë, të mërzitur dhe të mbushur me faj që rezolutat e vitit tonë të ri nuk po ecin ashtu siç i kemi planifikuar. Por a është e hëna blu në të vërtetë dita më depresive e vitit, siç quhet shpesh, apo etiketimi është thjesht një marifet i gabuar nga kompanitë e marketingut ? Koncepti u krijua fillimisht në vitin 2004 nga psikologu Cliff Arnall. Ai doli me një "formulë" për të hënën "blu" ose më të trishtë pas një synim publicitar, i reklamuar nga televizioni Sky Travel, duke sugjeruar se mërzia mund të shmangej duke prenotuar një udhëtim.

Arnall mori parasysh një numër faktorësh që mund të kontribuojnë në disponimin e ulët dhe krijoi këtë formulë: W = moti D = borxhi d = paga mujore T = kohë që nga Krishtlindja Q = kohë që nga dështimi i rezolutave të vitit tonë të ri M = nivele të ulëta motivuese Na = ndjenja e një nevoje për të ndërmarrë ndonjë veprim. Edhe pse shkencëtarët dhe psikologët kanë refuzuar ekzistencën e një dite më të trishtë gjatë vitit, suksesi ka qenë domethënës, veçanërisht në Britaninë e Madhe, ku edhe faktorët klimaterikë janë më të theksuar në këtë periudhë.

Burimi:thesun Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA