JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë, shoferi ishte në gjendje të dehur
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/01/2021 11:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e djeshme në Tiranë, ku humbi jetën një vajzë 10-vjeçare. Mësohet se shoferi që drejtonte automjetin tip “Nisan”, Alban Guri dyshohet se lëvizte me shpejtësi, dhe kjo shpejtësi ishte fatale për 10-vjeçaren që sapo kishte dalë nga banesa e saj. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit, u largua nga vendngjarja. Ndërkohë mësohet se policia shoferi 49-vjeçar u arrestua në flagrancë dhe është konstatuar se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l.