Arkeologët zbulojnë 54 arkivole prej druri në varret e lashta egjiptiane

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2021, 11:47

Arkeologët kanë zbuluar më shumë se 54 arkivole prej druri dhe mumje që datojnë më shumë se 3,000 vjet në një tempull antik afër Kairos në Egjipt. Thesaret e reja u gjetën në nekropolin Saqqara, në jug të Kajros, i cili përbën një pjesë të nekropolit në kryeqytetin antik të Egjiptit, Memfis. Me bashkëpunimin midis Ministrisë së Antikiteteve dhe Qendrës Zahi Hawass në Biblotekën Aleksandria arkeologët zbuluan 22 puse varrimi që përmbajnë 54 arkivole që datojnë nga Mbretëria e Re, e cila sundoi Egjiptin midis rreth viteve 1570 para Krishtit dhe 1069 para Krishtit. Shumë prej arkivoleve shfaqnin skena të zotave që adhuroheshin në atë kohë. Gjetja ka ndihmuar arkeologët të përcaktojnë se zona Saqqara është përdorur për varrim gjatë Mbretërisë së Re, si dhe Periudhës së Vonë.

Zahi Hawass, ish-ministri i antikave të Egjiptit, zbuloi se ekspertët gjetën gjithashtu një papirus të gjatë katër metra që përfshinte tekste të Librit të të Vdekurve; një koleksion magjish që synojnë të drejtojnë të vdekurit përmes nëntokës së Egjiptit të lashtë. Puset e varrimit, të vendosura në thellësi prej 40 metrash, gjithashtu përmbanin lojëra antike, njëra prej të cilave është e ngjashme me shahun modern, si dhe statuja të Anubis dhe maska ​​funerare prej druri.

Burimi:unilad Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Coffins uncovered in Egypt

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit