JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksidenti ku vdiq 10-vjeçarja/ Dëshmia e babait të saj: Kisha 10 minuta që u ndava me të, duam drejtësi nga shteti
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/01/2021 11:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e djeshme në Tiranë, ku humbi jetën një vajzë 10-vjeçare. Babai i të miturës në një prononcim për News24 ka rrëfyer momentet e fundit kur ishte ndarë me vajzën e tij. Iliaz Petali tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur. Babai tha se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa drejtësinë e kërkon nga shteti.

Kisha 10 minuta që u ndava me vajzën. Ajo ishte me gjyshen për dore. Shoferi erdhi e përplasi. Aksidenti mund t’i ndodhë çdokujt, por shoferi bëri gabim se ishte me shpejtësi në rrugë lagje. E përplasi fëmijen dhe iku. Mund të ketë qenë i pirë po ia le shtetit ne dore te beje drejtesi. Ketu ska as rruge as trotuar asnje kusht.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestua Alban Guri, i cili drejtonte mjetin që u përfshi në aksident.