JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vodhën makinën e një gruaje me aftësi të kufizuara, hajdutët e kthejnë dhe kërkojnë falje: Edhe ne kemi zemër
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/01/2021 11:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Hajdutët kishin vjedhur një makinë e përshtatur për njerëzit me aftësi të kufizuara, por e kthyen dhe kërkuan falje për atë që kishin bërë. Por menjëherë pas vjedhjes, vajzat e saj njoftuan në rrjetet sociale dhe reagimi ishte i menjëhershëm nga të gjithë. Rita Damiani, vajza e 56-vjeçares Maria Elena Barile nga Bari, që vuante nga skleroza e shumëfishtë bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku tregonte se automjeti ishte i përshtatur për personat me aftësi ndryshe dhe se nënë së saj nuk i kishin vjedhur vetëm makinën, por “krahët, këmbët dhe mjetin e vetëm të lirisë së saj”.

Kjo makinë përfaqëson krahët e saj, këmbët e saj, mjetin e saj të vetëm të lirisë.

Makina ishye vjedhur më 13 janar në parkimin e një spitali në Bari ku e moshuara e kishte lënë dhe kishte shkuar për një vizitë. Por apeli i vajzës dhe historia e gruas së moshuar preku hajdutët të cilët rikthyen makinën duke i lënë edhe një letër ku i kërkonin të falur.

Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë nga zemra, hajdutët.

Burimi:baritoday Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Rubano auto a una donna disabile, restituita dopo gli appelli sui social: i ladri si scusano – Il Meridiano News