Puthi stemën e Juventusit, Arturo Vidal reagon pas veprimit të çuditshëm

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18.01.2021, 10:52

Arturo Vidal u bë temë e polemikave pas fitores së Interit në "Derby d’Italia" ndaj Juventusit. Kiliani puthi stemën e Juventusit, teksa po përqafonte Kielinin. Ky gjest i tij, zemëroi tej mase tifozët nga qyteti i Milanos. Megjithëse iu bashkua Interit këtë sezon si dëshirë e Antonio Kontes, Vidal “harron” se tanimë mban veshur fanelën zikaltër dheJuventusi nuk është thjesht e shkuara për të.

Për ironi të fatit, ai ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 12-të të sfidës dhe nuk festoi ndaj Juventusit në shenjë respekti. Ky gjest shtoi akoma më tepër zemërimin. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Vidal u mundua të shuante polemikat, në lidhje me videon e bujshme që bëri xhiron e internetit.

Vidal u shpreh:

Qëllimi im nuk ka qenë kurrë të puth stemën e një ekipi tjetër. Puthja ishte një shfaqje e dashurisë për një vëlla që më dha futbolli (Kielini), me të cilin kam jetuar vite të mrekullueshme dhe e duam njëri-tjetrin. Unë respektoj ekipin tim, tifozët tanë dhe njerëzit që kanë besuar tek unë për të mbrojtur dhe për të rritur historinë e këtij klubi të bukur. Do të jap shpirtin për këtë ! Forca Inter”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit