JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Qëllohet me armë gjatë gjuetisë, humb jetën i riu nga Prilepi
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18/01/2021 10:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sektori për Punë të Brendshme në Manastir njofton se sot pasdite ka ndërruar jetë një 25-vjeçari nga Prilepi, pasi më herët ishte plagosur me pushkë gjahu në fshatin Vitolishtë në rajonin e Mariovës, transmeton Alsat. Sipas zëdhënëses së SPB-Manastir, Sanja Stamatova, personi Gj.H. është qëlluar me armë nga një pjesëtarë i grupit të gjahut.

“Sot rreth orës 11:06 në Stacioni Policor të Prilepit është raportuar se në rrethin e Vitolishtes, 25-vjeçari nga Prilepi është goditur nga një plumb i pushkës së gjahut, nga një person që ishte pjesë e grupit të gjahut. Në ora 14:55 ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar se Gj.H. nuk i ka mbijetuar plagëve”, tha Stamatova.

Autoritetet kanë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi./tetova sot