Mario Mandzukiç është futbollisti i ri i Milanit. Kroati do t’i bashkohet kuqezinjve në stërvitje pasi të ketë kryer ekzaminimet e vizitave mjekësore. Sulmuesi transferohet te kuqezinjtë si lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij në Katar me ekipin e Al-Duahil. Ai do të vishet kuqezi deri në fund të sezonit, periudhë për të cilën do të paguhet 1.8 milionë euro, teksa në akord është përfshirë edhe një rinovim i bashkëpunimit me një tjetër sezon nëse ekipi i Piolit arrin të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit kanë marrë edhe miratimin e Zlatan Ibrahimoviçit për këtë lëvizje, i cili është një lojtar i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes për lojtarët e Milanit. Suedezi nuk është menduar fare për ish-lojtarin e Juves, pasi është i bindur se me të mund të bëjnë mirë, duke parë edhe karrierën e 34-vjeçarit.