JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vdekja e 42-vjeçarit në Pogradec/ Jetonte i vetëm në banesën e rrënuar dhe ishte me probleme të shëndetit mendor
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/01/2021 9:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Mësohet se viktima është 42-vjeçari Nardi Xhukellari, i cili jetonte i vetëm në një ndërtesë e cila ishte e braktisur dhe e rrënuar. Ndërkohë mësohet se Xhukellari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Zjarri ka rënë fillimisht në katin e dytë të shtëpisë në të cilën jetonte 42 vjeçari, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen pasi është asfiksuar. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkaq grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.