Interi mposhti mbrëmjen e djeshme Juventusin 2-0 , ndërsa Artuo Vidal shënoi golin e parë për zikaltërit duke zhbllokuar sfidën. Mesfushori nga Kili, ndëshkoi ish-skuadrën e tij, me një goditje të saktë me kokë brenda zonës në minutën e 12-të. Para ndeshjes, Vidal nuk e ka fshehur aspak dashurinë për ish-skuadrën e tij, aq sa puthi stemën e “Zonjës së Vjetër” në bluzën e kapitenit Xhorxho Kielini.
Ky moment i shkurtër nuk i ka shpëtuar mediave të huaja, të cilat e kanë regjistruar këtë moment dhe e kanë shpërndarë menjëherë. Tifozët e Interit nuk e kanë përmbajtur inatin ndaj kilianit, pavarësisht golit që shënoi. Megjithëse iu bashkua Interit këtë sezon si dëshirë e Antonio Kontes, Vidal “harron” se tanimë mban veshur fanelën zikaltër, por Juventusi nuk është thjesht e shkuara për të. Por, për ironi të fatit, ai ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 12-të të sfidës, por nuk festoi ndaj Juventusit në shenjë respekti.