JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zhdukja e biznesmenit italian, në makinën e djegur në Shqipëri u gjetën eshtra
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18/01/2021 9:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli. BË raporton se në makinën e gjetur të djegur në zonën e Gjegjanit, brenda saj kishte eshtra dhe janë gjetur disa sende personale, orë dhe një celular. Biznesmeni ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë më pas në Shkoder dhe ka qëndruar dy netë në Pukë në hotel Turizmi.

Bëhet me dije se biznesmeni po kthehej në hotel kur është djegur mjeti, ndërkohë që lëvizjet e tij konfirmohen përmes GPS. Ndërkohë që partnerja e tij shqiptare ka deklaruar se ai kishte interes ta zhvillonte biznesin në veri të Shqipërisë. Eshtrat do dërgohen në Itali për ekspertizën e ADN-së dhe në këtë mënyrë mund të identifikohen kujt i përkasin.