Debati mes Marin Memës dhe deputetes minoritare të PS, qytetari: Deputetja më bllokoi dhe më fshiu komentin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.01.2021, 23:30

Në emisionin e fundit në “Gjurmë shqiptare”, gazetari Marin Mema ka trajtuar historinë e Dropullit, bashkisë ku jeton minoriteti grek dhe është vënë në dyshim prejardhja greke e banorëve të kësaj zone. Kjo gjë ka nxitur një debat të fortë mes gazetarit Mema dhe deputetes minoritare Artemis Malo. Në një reagim pas emisionit, Malo e quan gazetarin pseudo-patriot dhe i kërkon që të ndalë pseudo-analizat, siç i quan ajo. Për këtë ka reaguar më pas edhe gazetari Mema, i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar se gradat e deputetes, “vlejnë sa një sufllaqe”, edhe pse ajo shkruan “hartime”.

Postimi i deputetes:

Qetësohu shoku patriot, gazetar, propagandues, apo çdo rol që të pëlqen të marrësh!!! Ne jemi NJË, e do të jemi edhe më të lumtur pa ty në ekran! Përgjegjësisë ligjore nuk do t’ i shpëtosh!! Më të qetë dhe më të bashkuar pa turpe si ty!! Mollët e sherrit që lëshon, nuk kanë asnjë sens pozitiv! Zgjidh një mënyrë më të ndershme të pasurohesh e të bësh famë!! Nuk bëhet me kamera të fshehta, qytetarëve të moshuar, as me hulumtime me persona me konflikte personale interesi, e as me ty që ke guxuar të na mbash gjoja flamurin dhe shpatën e atdhetarizmit në emrin tënd! Mos u bë hero prej letre pa nevojë! Ne jemi të uritur për butësi në një botë ku ka gjithçka me bollëk. Ne jemi të varfër në këtë ndjenjë që është si një përkëdhelje për zemrën tonë. Kemi nevojë për drejtësi dhe ndershmëri!! Patriotizmi është një dashuri e shenjtë por dhe bujare që nuk kërkon asgjë më shumë sesa të kuptohet dhe vlerësohet.

Postimi i gazetarit:

Nëse nuk keni parë kurrë investigime ju ftoj ta bëni më shpesh sepse ka mjaftueshëm në mediat ndërkombëtare. Bëjeni se do kuptoni sa marrëzi keni shkruar. E vërteta ndihmon, afron, ngre ura të forta bashkëjetese dhe nuk lejon që urrejtja e mbjellë nga ekstremistë si JU të cënojë të ardhmen e përbashkët. Mos mbillni urrejtje zonja deputete sepse deformimi pikërisht këtë bën. Kushtojuni më shumë vëmendje zones tuaj dhe halleve të banorëve të saj. PS : Mgjth diçka e arritët… Më bëtë t’ju njihja sepse nuk ju identifikoja për deputete. Ndoshta sepse mandatin e deputetit nuk e keni përdorur kurrë për hallet e zones në foltoren e kuvendit. Tani ju njoha. Suksese zonja e hartimeve.

Por çështja ka patur interes edhe mes qytetarëve, ku njëri nga ata bën me dije se i ka komentuar deputetes Malo ne lidhje me dokumentarin, Qytetari shkruan se ajo i ka bllokuar komentin dhe më pas ia ka fshirë nga faqja.

Mesazhi i qytetarit në redaksinë JOQ Albania:

Pershendetja joq bera nje koment rreth kritikave qe ajo neperka greke ARTEMIS MALO i kish ber MARIN MEMES per dokumentarin qe beri per drropulli Pasi i komentova me mllef duke i then se je servile greke e neperke qe leshon vrer nga inati per te vertetat qe dolen ne shesh jo vetem qe me bllokoi komentin por dhe ma fshiu postoje te lutem ta shikojne te gjith kush esht ajo zarbe greke.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit