JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mori 200 mijë euro dëmshpërblim pas një aksidenti/ Shqiptari pa “kokërr leku” pas disa vitesh: Mi hëngri lekët gruaja
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/01/2021 20:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Hyseni nga qyteti i Beratit, i ftuar në një emision tha se dikur ka blerë një shtëpi në Kuçovë bashkë me vëllanë e tij dhe i “zbriti” prindërit nga Tomori në qytet, por tashmë vëllai i tij Lefteri do të shesë shtëpinë sepse në vitin 2005 ka pësuar një aksident në Greqi dhe duhet të paguajë borxhet në spital. Por, Hyseni nuk dëshiron të shesë shtëpinë sepse thotë që prindërit e tij do ngelen jashtë. Ndërkohë, përgjegjës kur Lefteri bëri aksident ka dalë baxhanaku, ndërsa vëllai i tij Hyseni është prekur për shkak se nuk zgjodhi atë. Baxhanaku mori lekët dhe nuk pagoi borxhet që Lefteri kishte në spital, ndërsa gruaja e Lefterit e braktisi duke i marrë 30 milionë lekë. Sipas Lefterit nga ky aksident ai ka marrë 200 mijë euro dëmshpërblim, por tashmë nuk ka para.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Eni Çobani: Ku është e gjithë kjo pasuri?

Lefteri: Ma ka marrë baxhanaku. Kam blerë dy shtëpi dhe 7 dynym tokë në ankand në 2014.

Eni Çobani: Me 200 mijë euro të blesh dy shtëpi në Kuçovë, nuk ma merr mendja që mbarohen paratë.

Lefteri: Po mi hëngri gruaja moj mi hëngri gruaja, ku di unë çfarë ka bërë ajo, më ka mashtruar.

Hyseni: Ka marrë 200 mijë euro, pagoi avokatin dhe baxhanakun atje, kur bëhet gjyqi në Greqi ka marrë 200 mijë euro ai dhe 150 mijë euro prindërit e mi. Ato 200 mijë nuk po t’i kërkoj, unë po kërkoj lekët e prindërve.

Lefteri: Pse më prure ti mua këtu, unë kam hallet e mia andej.

Hyseni: Çfarë halle ke ti more, ik mbytu ku të duash. Unë s’po të kërkoj lekët që hëngre me gruan, unë po kërkoj 150 milionë të prindërve. I bleve një palë shtëpi atje dhe tani do i shesësh prapë ti, po s’të le unë.

Lefteri: Do iki në Greqi të paguaj spitalin, të lidh kemp andej.