Tetova pajiset me pesë autobusë për transport urban të qytetarëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.01.2021, 16:34

Arrijnë në Tetovë pesë autobusët për transport urban të qytetarëve, projekt ky i premtuar nga kryetarja aktuale e Komunës, Teuta Arifi, që nga fushata e para tetë viteve kur fitoi mandatin e parë në krye të komunës së Tetovës. I pranishëm në përurimin e autobusëve të linjës urbane ishte i pranishëm edhe ministri i financave, Fatmir Besimi, i cili njoftoi se autobusët do të qarkullojnë në tre ruta me të cilat do të mbulohen të gjitha pjesët e qytetit. Ai tha se bëhet fjalë për një projekt për përmirësim e shërbimeve komunale të siguruar nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Botërore, përmes një kredie 13 vjeçare me një grejs periudhë 3 vjeçare dhe interes prej 3 përqind. Vlera totale e projektit fillimisht tha Besimi ka qenë 1.2 milionë euro, por gjatë prokurimit janë realizuar vetëm 720 mijë euro dhe pjesa tjetër e shumës i mbetet në dispozicion komunës që të aplikojë për projekte të tjera. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, u shpreh e kënaqur që sot realizohet një ëndërr e kahmotshme dhe për këtë falemenderoie dhe administratën dhe ekipin që kishte punuar në realizim.

“Dëshiroj që të filloj fjalën time me një fjali shumë të thjeshtë, Tetova me transport të organizuar urban. Sot qëndrojmë para jush për të dëshmuar me shumë krenari se Tetova po bëhet me transport urban. Qyteti të cilin e duam dhe për të cilin punojmë me shumë përkushtim sot po përjeton të mirat e një organizimi të mirëfilltë institucional, ku qytetari ka të drejtë të zgjedhë destinacionin, rrugën dhe adresën finale me komoditetin e një transporti, ku ai nis vetë dhe arrin për tu bërë bashkë me familjarët, shokët dhe të afërmit e tij”, ka deklaruar Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

/ts

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit