JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Reagon ish-deputetja: Edhe SDU ka kandidat me mbiemër Radoncic
Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17/01/2021 16:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lëvizja Vetëvendosje, dje publikoi listën e saj përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Por, në këtë listë ra në sy Bernarda Radoncic për shkak të mbiemrit të saj.

Megjithatë, pas raportimeve për Radoncic, ka reaguar edhe ish-deputetja, Duda Balje.

Ajo ka thënë se jo vetëm Vetëvendosje por edhe Bashkimi Social Demokratik (Sdu) ka kandidat me mbiemrin Radonçiqin.

Ajo ka thënë se me krenari e paraqesin boshnjaken si kandidate për deputete.

Shkrimi i saj i plotë:

Jo vetëm VV, por edhe SDU ka Radonçiqin !

Nuk është vetëm Vetëvendosje ( VV) që ka kandidatë me mbiemrin Radonçiq, e kemi edhe ne si parti ( SDU) boshnjake, dhe me krenari e paraqesim boshnjaken tonë si kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

SDU dhe unë si lidere e partisë jemi shumë krenare me Fikreta Radonçiq!

/express