JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

353 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17/01/2021 16:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 5 të vdekur si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 353 raste të reja të infektuara, ndërsa 279 persona janë shëruar nga ky virus.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.642 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 353 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172. /Express/