D.K rreth 28 vjeç dyshohet se ka privuar nga jeta gjyshin e tij, K.I. 95 vjeç, të premten në fshatin Izvor të Komunës së Novobërdës. Viktima u ther 12 herë me thikë në pjesën e krahërorit dhe abdomenit përderisa ishte në gjumë, ndërsa rasti në polici fillimisht u raportua si “vetëvrasje”. Por, kur prokurori doli në vendin e ngjarjes vdekja e të moshuarit u cilësua si “vrasje e rëndë”, Gazeta Express ju sjell detaje të krimit në Novobërdë.
Gjykata Themelore e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për nipin që dyshohet se vrau me thikë gjyshin e tij.
Lidhur me rastin Gazeta Express ka kontaktuar me prokurorin kujdestar, Agron Uka, i cili ka dhënë detaje për krimin brenda familjes.
“Vrasja ka ndodhur brenda shtëpisë, viktima është i moshës 95-vjeç, ndërsa i dyshuari është rreth 28-vjeç, do të thotë nipi i tij”, tha Uka të dielen për Gazetën Express.
/express/