JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Më preu direkt rrugën!”/ Aksidenti ku vdiq 10-vjeçarja, e mitura kishte ardhur në lagje 4 ditë më parë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/01/2021 14:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje 10-vjeçaren është arrestuar. Ai ka thënë në polici se e mitura i ka prerë direkt rrugën dhe nuk mund ta kontrollonte dot makinën. Ndër të tjera Fax mëson se vajza jetonte me të atin dhe motrat, pasi prindërit ishin divorcuar. Ajo sapo ka dalë nga dera e shtëpisë kur është përplasur nga automjeti.

Bëhet me dije se familja kishte vetëm 4 ditë që kishte shkuar në atë banesë në rrugën “Njazi Meka”.