JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rasti i parë në botë/ Zvicra do të mbajë referendum kundër masave kufizuese ndaj Covid
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/01/2021 14:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zvicra do të mbajë një referendum për të parandaluar masat kufizuese shtesë ndaj Covid. Referendumi parashikonte mbledhjen e 50.000 firmave, por kjo shifër u tejkalua dhe shkoi në 86.000, çka dëshmoi edhe njëherë ndjeshmërinë e zvicerianëve në lidhje me këtë çështje. Masat kufizuese të miratuara nga qeveria federale që në shtator, sollën shumë pakënaqësi tek qytetarët, të cilët duke nisur nga dita e nga dita e nesërme do të kënë mundësi të mblidhen në grupe me më shumë se 5 persona. Ndërkohë bizneset jo të domosdoshme do të vijojnë të jenë të mbyllura dhe vendosja e maskave po ashtu do të jetë e detyrueshme. Christoph Pfluger, një nga drejtuesit e fushatës për mbledhjen e firmave deklaroi se qeveria po përfiton nga pandemia.

Konkretisht ai u shpreh:

Qeveria po përfiton nga pandemia për të rritur më shumë kontrollin dhe për të patur më pak demokraci. Në planin afatgjatë, problemet që do të dalin nga kjo qasje do të jenë të mëdha. Lëvizja jonë argumenton se menaxhimi i krizës nuk mund të bëhet pa vullnetin e sovranit: popullit. Ju nuk mund të qeverisni pa njerëzit.

Zvicra deri më tani ka pasur 493,000 raste të Covid dhe pak më shumë se 7,900 viktima. E frikësuar nga situata në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Bashkimit Evropian si pasojë e mutacioneve etëreja të virusit , qeveria federale ka shtuar masat parandaluese duke kufizuar gjithnjë e më shumë lirinë e lëvizjes së njerëzve.

Burimi: lastampa.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA