JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dibër/ Probleme të theksuara nga reshjet e dëborës, disa fshatra pa energji elektrike dhe ujë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/01/2021 13:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët e Njësisë Administrative të Kalasë së Dodës shprehen se prej një jave mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm pasi temperaturat kanë shënuar minus -12°. E njëjjtë paraqitet situata edhe në Njësinë Zall Dardhë në Bashkinë e Dibrës, ku ka probleme me ujin e pijshëm dhe me mungesën e energjisë elektrike.Banorët thonë gjithashtu se trashësia e borës arrin deri në 20 cm, ndërsa rrugët nëpër fshatra janë tërësisht të bllokuara. Kjo e vështirëson së tepërmi gjendjen e tyre, pasi e kanë të pamundur të lëvizin dhe të marrin furnizime ushqimore për familjen. Banorët bëjnë thirrje që të ndërhyhet sa më parë për zgjidhjen e problemit nga ana e instancave përkatëse.