JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Skandali i “Tires” tek Covid 2/ Kontaktet e sanitares dhe kamerat e sigurisë mund të ‘fundosin’ mjekë dhe infermierë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/01/2021 11:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prokuroria e Tiranës do e shtrijë më gjërë hetimin për skandalin e pastrueses në spitalin “Shefqet Ndroqi”, e cila hiqej si infermiere dhe mori para nga një familjare e një pacienteje me Covid. Së fundmi mësohet se Prokuroria do të marrë në pyetje mjekë e infermierë për të hedhur më shumë dritë mbi skandalin e korrupsionit në këtë spital.

Bëhet me dije se prokuroria ka shtënë në dorë bllokun e shërbimeve, për të parë se kush nga mjekët ishte përgjegjës për pacienten me Covid, për të cilën Tire Alldervishi merrte para. Fax News raporton gjithashtu se do të hetohen edhe telefonatat e Tires dhe kontaktet që ajo ka patur. Ndër të tjera janë sekuestruar dhe disa kamera sigurie në këtë spital për të parë nëse sanitarja apo personel i këtij spitali janë takuar apo i kanë marrë ryshfet pacientëve të tjerë të spitalit.