JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Edhe sot ngrica, temperaturat në Shqipëri deri në -12 gradë Celsius
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/01/2021 8:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell por që herë pas here do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat do të sjellin reshje të izoluara dëbore, në zonat juglindore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -12°C në -3°C, në zonat e ulëta nga -4ºC në 04°C dhe në zonat bregdetare nga -1°C në 06°C.

Era do të fryej në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.