JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Eden Hazard mund të rikthehet te Chelsea
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/01/2021 10:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Madrid nuk po arrin dot të shkëlqejë, ndryshe nga koha kur luante në Londër, ndaj tifozët e Chelseat janë duke e ëndërruar një rikthim të Eden Hazardit në Stamford Bridge. Ylli belg u largua para gati tri vitesh nga The Blues për në drejtim të Real Madridit, aty ku po kalon nëpër shumë luhatje dhe momente të vështira Hazard nuk po arrin që të rikthehet në formën e tij të dikurshme, pasi dëmtimet e njëpasnjëshme po i pamundësojnë një gjë të tillë.

Sipas asaj që raporton The Mirror, presidenti Florentino Perez është i gatshëm që të shesë atë dhe Chelsea është në mundësi ideale për transferimin e tij. Madje, një video e publikuar në rrjetin social Twitter, shihet Hazard duke folur për mundësinë e rikthimit te skuadra londineze. Belgu pyetet se kur do të rikthehet te Chelsea: “Pasi të kem përfunduar punë këtu, do të kthehem atje”, përgjigjet ai.