Vllaznia nuk di të ndalet në këtë sezon të Superligës shqiptare. Skuadra shkodrane arriti një fitore të artë në transfertë ndaj Kukësit, duke thelluar diferencën me verilindorët në plot +15 pikë. Ishte Arlind Kalaja ai që vendosi sfidën me golin e tij në minutën e 58-të.
Ky moment çoi peshë zemrat e të gjithë tifozëve shkodranë, pasi tani janë në vendin e parë. Nuk munguan as mbështetësit e kuqebluve në ambientet e jashtme dhe në rrugët e qytetit të Elbasanit. “Panorama Sport”, ka publikuar nga festa e tifozëve të Vllaznisë jashtë stadiumit “Elbasan Arena”, pak minuta pas përfundimi të sfidës.