JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Milanit nuk i ndahen telashet, sërish me mungesa të shumta në ndeshjen e radhës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/01/2021 19:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani po vazhdon të kryesojë Seria A-në me 40 pikë të fituara pas 17 ndeshjeve të zhvilluara deri tani. Ekipi kuqezi me në krye Stefano Piolin, po kalon formë fantastik, duke humbur vetëm 1 nga 17 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në Serie A, ndërsa ka barazuar 4 prej tyre. Megjithatë, problemet e kuqezinjve po vazhdojnë të jenë dëmtimet e shumta, ku tani është raportuar nga Sky Sport Italia se Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu nuk kanë trajnuar me klubin.

Ndeshja e ardhshme e Milanit në ligë do të jetë ndaj Cagliarit dhe sipas raportimeve të fundit ata do të kenë disa mungesa. Përveç tyre, Ante Rebic e Rade Krunic nuk janë shëruar akoma nga COVID-19, Rafael Leao është i pezulluar, ndërsa të dëmtuar vazhdojnë të mbesin Matteo Gabbia, Ismael Bennacer dhe Alex Saelemaeker. Kështu, tetë lojtarë të rëndësishëm dhe shumica titullarë, pritet ta humbin ndeshjen e radhës në Serinë A.