JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Largimi duket i sigurt, Lazio lë sërish jashtë Thomas Strakoshën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/01/2021 17:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Thomas Strakoshës i duhet të gjejë një ekip të ri, pasi te Lazio duket se nuk ka më vend për të. Klubi italian po e lë vazhdimisht në stol, ndërsa në disa ndeshje, nuk e grumbullon fare. Portieri shqiptar nuk ndodhet në listën e të grumbulluarve edhe për sfidën derbi të mbrëmjes së sotme ndaj Romës.

Nëpër mediat italiane qarkullonin thashetheme të ndryshme se gardiani kuqezi ka patur një krisje të mundshme me klubin lacial, ndërsa nga klubi bardhekaltër pretendojnë se Strakosha është i dëmtuar. Në listën e Inzagit bën pjesë Vedat Muriqi dhe portieri tjetër shqiptar, 21-vjeçari Marko Alia. vend për Strakoshën nuk ka dhe e ardhmja e tij duket gjithnjë e më larg Lazios.