Bruno Fernandes është shpallur lojtari i muajit dhjetor në Premier League. Portugezi ka marrë vëmendjen maksimale gjatë javëve të fundit ku ka regjistruar paraqitje fantastike. Fernandes i afrohet një rekordi, pasi ka fituar çmimin katër herë në një vit kalendarik.
Tani gjithsej vetëm pesë lojtarë në histori të Premier Leages janë shpallur lojtari i muajit më shumë se Fernandes brenda një viti, por sigurisht me kohë më të gjatë qëndrimi. Rooney dhe Van Persie kanë nga pesë çmime, Kane dhe Gerrard me nga gjashtë dhe në fund Kun Aguero i cili ka shtatë çmime dhe qëndron në vendin e parë.