JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ish-arbitri sulmon Jurgen Klopp: Po kopjon Fergusonin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/01/2021 9:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-arbitri i famshëm, Mark Klatenburg, ka lëshuar disa deklarata të forta kundrejt Jurgen Klopp. Ai e ka quajtur hipokrit trajnerin gjerman dhe ka këmbëngulur se Klopp po përpiqet të imitojë Sër Aleks Fergusonin me presionin ndaj arbitrave. Sipas tij, trajneri i Liverpoolit, përpiqet të ndikojë te arbitrat para ndeshjeve.

Mark u shpreh:

Klopp duket si një hipokrit nëse nënkupton se futbollistët e Mançesterit kërkojnë të fitojnë penallti, sepse lojtarët e tij si Mohamed Salah dhe Sadio Mane janë po aq të aftë për të përdorur të njëjtat taktika. Ai po bëhet histerik, sepse nuk kemi parë që prej kohës së Fergusonit një tentativë kaq flagrante për të vënë në presion arbitrin përpara një ndeshjeje të madhe”.