JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Në Itali “kapin mat” Ibrahimoviçin, festoi Vitin e Ri në shtëpinë e gazetares s*ksi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/01/2021 22:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm që ka shkaktuar shumë debat është duke qarkulluar në Itali. "Oggi.it" raporton se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka kaluar natën e ndërrimit të viteve me gazetaren s*ksi të sportit, Dileta Leota. Sipas këtij websajti, suedezi shkoi në shtëpinë e gazetares në orën 21:20 dhe e kaluan bashkë natën e ndërrimit të viteve. Madje në artikull thuhet se deri në mesnatë, në shtëpi kishte drita ndezur që dukeshin dhe jashtë, të cilat më pas u fikën, për të mos u ndezur më deri në mëngjes, kur 39-vjeçari u largua.

Kujtojmë se edhe në të kaluarën kanë qarkulluar lajme për një lidhje të mundshme të gazetares me futbollistin, të cilat janë mohuar nga palët menjëherë. Ibra është i martuar me Helena Seger, e cila momentalisht ndodhet në Suedi, ku qëndron së bashku me fëmijët e tyre. Ibra dhe Dileta kanë bashkëpunuar mes tyre para disa muajsh për një reklamë.