JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Laporta: Messi nuk ka nevojë para për të rinovuar me Barcelonën, unë e di çfarë kërkon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/01/2021 21:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thotë se Lionel Messi nuk do të rinovojë për para, por do të kërkojë të fitojë trofe dhe mbi të gjitha Champions League. Kandidati kryesor për t’u bërë sërish president te Barcelona thotë se e njeh Leon mjaft mirë dhe bashkë me të do të bisedojë për të ardhmen nëse merr drejtimin e katalanasve.

Laporta u shpreh:

Kam fatin që e njoh nga afër Leo Mesin. Gjithçka që ai më ka thënë e ka mbajtur fjalën, po ashtu siç unë e kam mbajtur për ato që i kam thënë. Unë do t’i bëj një propozim serioz dhe shpresoj që ai ta pranojë. Lionel Mesi nuk ka nevojë për para, por për të fituar trofe. Ai dëshiron të triumfojë në Champions dhe shpresoj që të qëndrojë”.