JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pato i shkel syrin Milanit: Jam gati për të luajtur me Ibrahimovic
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/01/2021 14:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aleksandre Pato mund të rikthehet sërish në Itali për të veshur fanellën e Milanit. 31-vjeçari tashmë është një futbollist i lirë pasi u shkëput nga Sao Paolo dhe rikthimi i bujshëm në Serinë A e tërheq shumë, Me fanellën e Milanit, disa vite më parë ai u bë një nga emrat më të lakuar të futbollit botëror. Edhe pse karriera e sulmuesit nuk shkoi ashtu sic pritej të gjithë, ai është i bindur se në moshën 31-vjeçare ka ende për t'i dhënë futbollit, madje në nivele të larta.

Pato u shpreh:

Kam dëgjuar që ka klube në Serinë A të interesuara për mua dhe dua të them se në moshën 31-vjeçare kërkoj një projekt që të më pëlqejë dhe jo një kontratë për llogarinë bankare. A e pranoj një rol si zëvendësuesi i Ibrahimoviç? Them se po, çfarë problemi ka? Do të më mjaftonin 2-3 ndeshje për të bindur trajnerin. Ndoshta mund të luajmë bashkë. Nëse do, Pioli mund të më thërrasë.”